FOTO/ Sot bëni banjë me shezlonge, por shikoni si ishte plazhi i Durrësit 36 vite më parë...

FOTO/ Sot bëni banjë me shezlonge, por…

Atëherë shkohej me tren nga Tirana në Durrës për të bërë plazh dhe kush vinte me ndonjë makinë, konsiderohej si i privilegjuar.

Nuk kishte shezlonge me pagesë si sot, as bare pa fund, as piceri, as pallate me beton në rërë… ishte një jetë shumë më e thjeshtë se kaq.

Mungonin celularët, kremrat e plazhit për nxirrje, në vend të tyre kishte kos. Mungonin edhe kosovarët dhe vëllezërit nga Maqedonia, madje edhe turistët e huaj numëroheshin me gishta.

Po flasim për plot 36 vite më parë, kur plazhi i Durrësit mbushej plot me pushues, por jeta ishte më e thjeshtë.

Fëmijët luanin me kamerdare dhe lodra të thjeshta plazhi, të rinjtë me topa buzë detit.

Kishte më intelektualë që bënin nga një lojë shah, ose tavull. Po kishte edhe nga ata që luanin me letra, domino, ose dëgjonin Radio Tiranën në radiot e dorës “Iliria”, që ndryshe quheshin edhe radio plazhi.

Një tjetër argëtim atëherë ishin blerja e ndonjë akulloreje te karrocat e pastiçerive, ose pirja e ndonjë arançate në këmbë… se duhet të ktheje përsëri shishen.

Nuk kishte skafe, gomone apo motorë uji si sot, por pushuesit bënin xhiro me barka druri. Të hipje në ndonjë motoskaf atëherë ishte vërtet një privilegj.

Po kur vinte dreka dhe ishte pisku i vapës? Edhe atëherë njerëzit rrinin po aty. Disa esnafë të rafinuar shkonin për dreka edhe në restorantet e pakta, ku shpesh të ndodhte të mungonte birra e ftohtë, ose edhe asortimentet bazë.

Të tjerët hanin ku t’i zinte dreka… në hijen e ndonjë peme, në rërën e plazhit, poshtë çadrave. Kërciste buka e sjellë me vete nga shtëpia, djathë, domate, vesë të ziera, qofte (kush kishte), dhe ndonjë shalqi ose pjepër, që ishin frutat e stinës.

Të ndodhte që ujin ta pije edhe të ngrohur nga dielli në termus, se nuk kishte nga këta që mbajnë akull brenda.

Eh, çfarë kohe… Po për ju q nuk e besoni, sepse keni ardhur mbase nga “Marsi”, na urdhëro, shikoni këto foto që “Gazetaatdheu.com” sjell sot, dhe mësoni se si bëhej plazhi atëherë.

[ngg src=”galleries” ids=”164″ display=”basic_imagebrowser”]/Përgatiti: D.DH./Gazetaatdheu.com/

  

   

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit