Foto spektakolare nga ditët e fundit të aeroportit të pazakontë Kai Tak në Hong Kong

Foto spektakolare nga ditët e fundit të…

I njohur dikur si një nga pesë aeroportet më të rrezikshëm të botës, Kai Tak ka shërbyer si aeroporti i Hong Kong nga viti 1925 deri në 1998.

Fillimisht vetëm si një fushë ajrore dheu e ndërtuar në 1928, atij iu shtuan kulla e kontrollit dhe hangarët e avionëve në vitet 1930, kur nisën fluturimet komerciale.

Ai u zgjerua sërish në vitet 1950 me një pistë të re, në tokë të ndërtuar në gjirin detar. Por në vitet 1990 kufizimet e ndërtimit, ndotja dhe zhurma që shkaktonte detyruan qeverinë koloniale britanike të kërkonte një tjetër alternativë dhe të ndalonte aeroportin e vjetër.

Më në fund Richard Siegel, ishte drejtori vendor i aviacionit civil tha “Lamtumirë Kai Tak, dhe falemnderit” teksa fiku dritat e pistës për herë të fundit më 6 korrik 1998.

Kodet e aeroportit u transferuan në impjantin e ri në Lantau, ndërsa i vjetri është kthyer në një terminal tragetesh, por imazhet e avionëve të tij që fluturonin ulët mbi shtëpitë e banorët e qytetit terminal kanë impresionuar gjithmonë kuriozët e aeronautikes.

Më poshtë gjeni një fotogaleri me pamjet e njohura të fluturimeve të ulëta në Kai Tak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit