FOTO/ Stina e zjarreve, Përmetit i vjen 'dhurata' e çmuar dhe e shumëpritur...

FOTO/ Stina e zjarreve, Përmetit i vjen…

Qyteti i Përmetit ka marrë këto ditë në përdorim një makinë zjarrfikëse të re, të tipit “Iveco Magirus 65-12”, e cila është dhuratë.

Rritja e temperaturave në sezonin e verës dhe flakët në pyje ose zona rurale, kishin bërë që Bashkia e Përmetit edhe më herët të shpallte disa tendera për blerje të automjeteve zjarrfikëse.

Një mjet i vetëm në gjendje pune në këtë qytet, nuk i përballonte dot të gjitha situatat e emergjencave që mund të ndodhnin.

“Gazetaatdheu.com” ka mësuar se automjeti që vjen për shërbimin zjarrfikës, është një mjet në gjendje të mirë pune dhe i rikonstruktuar, bashkë me një set pajisjesh të reja.

Ai është një dhuratë në kuadër të projektit “TREC” që financohet nga “AICS” dhe zbatohet nga organizata “CESVI”.

Kjo ndërhyrje mendohet se do të përmirësojë dhe do të lehtësojë punën për menaxhimin e situatave emergjente, për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri.

Më herët reparti zjarrfikës i këtij qyteti mbante në shërbim një zjarrfikëse të vjetër historike, të tipit “Skoda 706 RTHP”.

Po ashtu një tjetër mjet i vjetër në vite pune erdhi në këtë qytet, “Mercedes 1113″, e cila është në përdorim si zjarrfikëse edhe sot.

Ky mjet u ishte dhënë zjarrfikësve përmetarë dhuratë nga Gjirokastra.

[ngg src=”galleries” ids=”207″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit