FOTO: Superfuqia tregon arsenalin e fundit. Ups… tankisti ka ‘frikë’ nga Corona

FOTO: Superfuqia tregon arsenalin e fundit. Ups……

Superfuqitë (SHBA-të, Rusia, Kina) janë përfshirë vitet e fundit nga një garë e ethshme armatimi. Ajo ka kapur jo vetëm zhvillimin e armëve të reja konvencionale, por edhe ato taktiko-teknike, në një kohë që shumat shkojnë në qindra miliarda USD.

Më tepër se sa frika nga ndonjë Luftë e Tretë Botërore, duket se është nevoja për të gjeneruar shpikje të reja, por edhe për të kapur tregjet e armatimit me prodhime konkurruese.

Jo vetëm SHBA-të, të cilat janë të parat në këtë garë, por edhe Kina dhe Rusia nuk kanë mbetur pas. Sidomos me përmirësimin e armatimeve ekzistuese dhe prodhimin e atyre më të fundit.

Të tilla janë edhe kjo seri armësh të reja ruse, të cilat superfuqia euro-aziatike ka nisur t’i ekspozojë mjaftë kohët e fundit. Fjala është për modernizimin dhe sofistikimin e mjeteve motorike dhe atyre të koracuara, për të cilat, industria ruse e armatimit ka përparuar shumë kohët e fundit duke mos marrë parasysh kostot super të larta që zënë shumë prej mjeteve të reja të luftimit.

Por duket se kjo ka bërë që interesi për këto armë të rritet nga shumë vende, sidomos ato aziatike dhe arabe, duke bërë që Rusia në vitet e fundit të bëhet një prodhuese e madhe armatimi, fitimet e të cilave kapin vlera kolosale.

Kjo ka ngjallur edhe xhelozinë e superfuqive të tjera rivale në këtë garë, të cilat i janë future punës për dominimin e tregjeve botërore. Në këtë material po ekspozojmë një seri fotosh nga disa prej prototipave më të fundit rus të mjeteve motorike dhe të koracuara luftarake, të cilat janë përmirësuar dhe sofistikuar mjaft me teknikat dhe aparaturat e fjalës së fundit.

Një pjesë e këtyre armatimeve po përgatiten të ekspozohen në publik nga Ministria ruse e Mbrojtjes, për paradën ushtarake të 24 qershorit, ose siç njihet në Rusi, Festa e Fitores mbi Nazifashizmin.

Përgatitjet për këtë superparadë kanë filluar prej ditësh në qytetin Alabino, për të finalizuar në ditën e paradës së madhe ushtarake në “Sheshin e Kuq” në Moskë. Shumë prej mjeteve dhe teknikës ushtarake do të parakalojnë dhe ekspozohen për herë të parë këtë vit për sytë e kureshtarëve./Gazetaatdheu.com/

Fotografia e Orosz/szovjet haditechnikai eszközök

Fotografia e Orosz/szovjet haditechnikai eszközök

Fotografia e Orosz/szovjet haditechnikai eszközök

Fotografia e Orosz/szovjet haditechnikai eszközök

Fotografia e Orosz/szovjet haditechnikai eszközök

Fotografia e Orosz/szovjet haditechnikai eszközök

Fotografia e Orosz/szovjet haditechnikai eszközök

Fotografia e Orosz/szovjet haditechnikai eszközök

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit