FOTO/ Tayna: Arsyeja përse jam ende beqare

FOTO/ Tayna: Arsyeja përse jam ende beqare

Prej disa ditësh, reperja e njohur Tayna ndodhet me pushime në Maldive.

Ajo këtë gjë e ka treguar përmes fotove të nxehta të publikuara në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video nga ishulli ku shihet një çift të moshuarish duke shëtitur bashkë.

“Këta mund të ishim ne, por unë lodhem nga njerëzit pas pesë ditësh”, ka shkruar Tayna me shaka përkrah videos së çiftit.

Në këtë mënyrë, ajo ka lënë të kuptohet se është beqare. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga vetë këngëtarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit