FOTO të rralla/ Si sot 30 vite më parë, kur shqiptarët u futën në ambasada. Edhe sot duan sërish të ikin...

FOTO të rralla/ Si sot 30 vite…

Sot mbushen plot 30 vite nga 2 korriku 1990, kur shqiptarët me turma shpërthyen dyert e ambasadave të vendeve perëndimore, me një qëllim të vetëm… të largoheshin nga Shqipëria.

Por po sot plot 30 vite nga ajo ditë historike, që shënojë edhe plasjen e “plagës së maisur” komuniste, sërish shqiptarët duan vetëm ta lënë këtë vend.

Vetëm se sot në ndryshim nga 30 vite më parë, kur të gjithë edhe pse donin të largoheshin sërish kishin shpresë se ku vend mund të bëhej, pikërisht shpresa duket se ka vdekur.

Shqiptarët janë tejet të zhgënjyer me klasën politike më të korruptuar ne planet.

Janë të zhgënjyer me Europën që vazhdon të bë laviren me Shqipërinë, duke mos i hapur dyert e integrimit.

Janë të zhgënjyer me Amerikën, e cila duket sikur në këtë vend ka bërë pakt me të keqen dhe e ka lënë në pushtet për gjithë këto vite.

Janë të zhgënjyer me Gjermaninë, e cila edhe pse gjithmonë ka bërë “miken” e Shqipërisë, përsëri nuk ka bërë asgjë për vendin ku pretendonte se do të zbarkonte e para në Ballkan.

Zhgënjimi shprehet në shifrat e frikshme edhe në sondazhet më të fundit në rrjetet sociale, ku mbi 87% e shqiptarëve duan vetëm të largohen pasi nuk shikojnë shpresë.

Dhe kështu më 2 korrik të vitit 1990 në Shqipërinë komuniste ndodhi një ngjarje që cilësohet si grushti i parë i fortë ndaj atij regjimi.

Në fakt grushtin e parë ai regjim e kishte marrë nga gjashtë pjesëtarë të familjes Popa, të cilët në dhjetor të vitit 1985, ishin futur në ambasadën italiane dhe qëndronin ende aty të “ngujuar”.

Por në 25 qershor dhe deri më 2 korrik, të rinj dhe të reja nisën futjen masive në godinat e ambasadave të huaja, duke kërkuar strehim politik në shenjë proteste ndaj atij regjimi.

Shifrat e të futurve në shumë godina diplomatike, arriti në 5200, ndërkohë që numrin më të madh e kishte ambasadave Gjermane me 2 mijë vetë.

Më 15 korrik, të gjithë të futur në këto ambasada u pajisën me pasaporta dhe u dërguan në Durrës.

Prej andej, u shpërndanë nëpër Europë. Kjo ngjarje cilësohet edhe si rrëzimi i murit të Berlinit shqiptar dhe këtu nisi rrëzimi i komunizmit në vendin tonë.

“Gazetaatdheu.com” sjell sot një galeri me foto të rralla të realizuara ato ditë, në të cilat tregohet epopeja e atyre ditëve në godinat e selive diplomatike në vendin tonë.

Nga ajo kohë, kjo ngjarje hyri në histori dhe njihet si “Dita e Ambasadave” ose “2 Korriku i Ambasadave”./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”112″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit