FOTO/ Tragjedia që tronditi Vlorën, policia vë në pranga autorin 15-vjeçar

FOTO/ Tragjedia që tronditi Vlorën, policia vë…

Ngjarja e rëndë e një nate më parë që tronditi Vlorën, ku pa një sherri banal mes adoleshentësh mbeti i vrarë 25-vjeçari Aleksandër Petanaj, ka nisur të zbardhet.

Policia ka sjellë tashmë detajet lidhur me këtë krim, ku mësohet se i riu i mbetur viktimë në konflikt ka mbërritur rreth orës 22:50, i plagosur në spitalin e Vlorës dhe ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Sipas burimeve zyrtare, autori i krimit dyshohet se është shtetasi G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.

“Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’24 Maji’, Vlorë, pranë vendit të quajtur ‘Ish-ushqimorja’, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Aleksandër Petanaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit”,- thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës.

25-vjeçari, sipas burimeve, mbeti i vrarë pasi ndërhyri për të mbrojtur vëllanë e tij 18-vjeç në një konflikt mes disa të rinjve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit