FOTO/ U nda nga e dashura, por... Stresi lidhet me bjonden 'përvëluese'

FOTO/ U nda nga e dashura, por……

Ai është mësuar që gjithmonë të tërheqë vëmendjen si me muzikën që bën, e po ashtu edhe me skandalet apo konfliktet me policinë.

Ditët e fundit është përfolur gjatë për një shkëmbim grushtesh me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, në qendër të kryeqytetit, pas batutës së tij me “Zdromsa”.

Është fjala për reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht nga publiku me emrin e artit “Stresi”, që me sa duket ka një tjetër surprizë për fansat…

Pas daljes së tij nga burgu dhe marrëdhënies së tensionuar me ish-partneren e tij Kejsi, një tjetër super-femër është parë në krahë të reperit.

Së fundmi edhe vetë Kejsi ka deklaruar në rrjetet e saj sociale se, është ndarë me Stresin një herë e mirë.

Ndërkohë ky i fundit po jeton në Tiranë, dhe para pak kohësh festoi ditëlindjen, ku mes shumë të pranishmëve, ra në sy edhe një bionde që nuk i ndahej gjatë gjithë kohës.

Mësohet se ajo është partnerja e re e Stresit, ish miss-i Atalanta Kërçyku, e cila vetëm një vit më parë ka përfaqësuar vendin tonë në “Miss Ëorld”.

Ajo ka kohë që angazhohet dhe është pjesë aktive në ekranet shqiptare, ku së fundmi është përfshirë në formatin “She’s on top” në “Top Chanel”, që merret me imazhet e reja të botës së televizionit.

Sipas miqve të reperit, ata kanë pak kohë që janë lidhur, çka ka bërë që në festën e tij të ditëlindjes të mos mungonte biondja e famshme./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”121″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit