FOTO/ Unaza ‘madhështore’ e Ronaldos për Xhorxhinën. Cila është përgjigjja e saj?

FOTO/ Unaza ‘madhështore’ e Ronaldos për Xhorxhinën.…

Kristiano Ronaldo dhe Xhorxhina Rodrigez kanë publikuar disa foto në rrjetet sociale ku kanë nxitur thashethemet se janë fejuar.

Spekulimet nisën direkt pasi çifti publikuan një foto të përbashkët në rrjetet sociale.

“Pooo”- shkroi partnerja e yllit të futbollit në përshkrimin e fotos, duke lënë të nënkuptohet se kishte pranuar propozimin e tij për martesë.

Më pas publikoi një tjetër foto, por këtë herë vetëm dhe mbante në dorë një trëndafil të kuq dhe në gishtin e fejesës ra në sy një unazë gjigande.

Sipas thashethemeve, kjo është unaza me të cilën portugezi i propozoi për martesë partneres së tij.

Xhorxhina Rodrigez dukej mjaft sénsuale e veshur me një fustan të kuq, që vendoste në pah fôrmat e saj bômbastike trupôre.

Ndërsa CR7 mbante veshur një këmishë të Louis Vuitton dhe pantallona fildishi.

Çifti janë prindër të një vajze 2-vjeçare, Alana Martina.

Ndërkohë Cristiano Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë Cristiano Ronaldo Jr, 10 vjeç dhe binjakët e tij Eva dhe Mateo, 3 vjeç.

Edhe pse nuk është nëna e tyre biôlogjike, Xhorxhina Rodriguez ka qenë një mama shembullore për ta.

Në fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale, ajo ka treguar se është shumë e përkushtuar ndaj tyre dhe kujdeset shumë për ta.

[ngg src=”galleries” ids=”354″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit