FOTO/ Ups! Aksidentohet kryeministri Boris Johnson, një protestues i preu rrugën eskortës

FOTO/ Ups! Aksidentohet kryeministri Boris Johnson, një…

Ky është momenti dramatik kur një protestues kurd ka kërcyer para autoveturës tip “Jaguar” të kryeministrit britanik, Boris Johnson, teksa ai po largohej nga Parlamenti.

Ky veprim ka bërë që një nga automjetet e autokolonës së sigurisë, që e ndiqte nga pas makinën e kryeministrit, të përplasej me makinën kryesore që duhet në fakt ta mbronte.

Kjo ngjarje në dukje qesharake që e ka tronditur kryeministrin Johnson, ka shkaktuar një debat mjaftë të madh në lidhje me cenimin e sigurisë së tij.

Aktivisti i cili u shkëput nga një grup demonstruesish jashtë portave të parlamentit në Westminster, vrapoi drejt makinës së Johnsonit, një “Jaguar XJ Portfolio V8 LWB”.

Shoferi i makinës së kryeministrit është detyruat të ndalojë për të mos e vënë poshtë rrotave protestuesin, por frenimi i fortë i ka shkaktuar shtypjen e portobagazhit, i cili u godit nga parakolpi i autoveturës shoqëruese, një “Range Rover VOG”, që e ndiqte nga pas me rojat e eskortës automjetin kryesor.

Kjo përplasje i shkaktoi automjetit kryeministror një shtypje të dukshme nga pas në portobagazh, në një kohë që ky automjet luksoz kap një vlerë 54 mijë sterlina./Burimi: Daily Mail/ Përgatiti: Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”14″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit