FOTO/ Vajza të bukura si nimfa, ura të lashta dhe natyrë spektakolare... pamjet që vijnë ga "Qyteti i luleve"

FOTO/ Vajza të bukura si nimfa, ura…

Kujdes! Vera nuk ka nisur ende mirë dhe ditët me diell dhe temperatura të larta sapo kanë nisur.

Të gjithë po planifikoni të “derdheni” në det në këto muaj, por Adriatiku e Joni aty janë…

Sipas të gjitha gjasave plazh këtë verë do të bëni pa asnjë problem deri në muajin nëntor, por është më mirë që udhëtimet ti programoni pak më me kujdes.

Shumë prej jush dinë vetëm faktin se, Shqipëria ka shumë vende të bukura për t’u vizituar.

Pikërisht këtë duam të bëjmë edhe ne. Në këtë shkrim po ju sjellim një copëz mahnitëse të Atdheut tonë…

Po ju çojmë me këto foto në “Qytetin e luleve” siç njihet ndryshe Përmeti.

Ky vend me të gjitha viset përqark është një perlë e Shqipërisë, që këtë verë nuk duhet të humbisni rastin pa e vizituar.

Malet, pyjet, lëndinat, ujërat e mrekullueshëm të Vjosës, monumentet historike, e deri tek bujtinat, jenë vetë disa atraksioni…

Banjat termale të Bënjës, Gryka e Këlcyrës, janë vende që do t’u bëjnë të ndiheni si në përrallat e Andersenit.

Për në Përmet edhe rruga është një bukuri më vete. Por duhet të shkoni ta provoni nga afër këtë vend magjik.

“Gazetaatdheu.com” po sjell sot këtë fotogaleri mahnitëse me pamje nga e gjithë zona e Përmetit.

Urojmë që këto foto t’ju shërbejnë si guidë për udhëtimin tuaj në këto vise. Mos u mendoni dy herë. Thjesht nisuni dhe… shijojini!

[ngg src=”galleries” ids=”196″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit