FOTO/ Vajzat afgane kthehen në shkollë në Herat në vendin e kontrolluar nga talibanët

FOTO/ Vajzat afgane kthehen në shkollë në…

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid thotë se grupi është “i angazhuar për t’i lënë gratë të punojnë në përputhje me parimet e Islamit”.

Vajzat e veshura me hixhab të bardhë dhe tunika të zeza hynë në klasa në qytetin perëndimor të Afganistanit, Herat, vetëm disa ditë pas marrjes nën kontroll të talebanëve.

Ndërsa shkolla hapi dyert e saj, studentët vrapuan nëpër korridore dhe biseduan në oborre, në dukje të pavëmendshëm për trazirat që kanë përfshirë vendin në dy javët e fundit.

Skenat – për të cilat shumë kishin frikë se do të ndaloheshin nën talebanët – u filmuan nga një kameraman i AFP këtë javë, vetëm disa ditë pasi luftëtarët e grupit të armatosur morën qytetin pas rënies së forcave qeveritare dhe milicive lokale.

“Ne duam të përparojmë si vendet e tjera,” tha studentja Roqia.

“Dhe ne shpresojmë që talebanët të ruajnë sigurinë. Ne nuk duam luftë, ne duam paqe në vendin tonë.”

Me afërsinë e tij me kufirin iranian, qyteti i lashtë i Rrugës së Mëndafshit të Heratit ka qenë prej kohësh një përjashtim kozmopolit në qendrat më konservatore.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit