FOTO/ Vangjush Dako për relax në Turqi tek Nusreti, 1300 dollarë bifteku

FOTO/ Vangjush Dako për relax në Turqi…

Ai që sot duhej të ishte përballë drejtësisë për shumë leje ndërtimesh që ka dhënë pa kriter, duke sjellë edhe një tragjedi me tërmetin e shkaktuar në 26 Nëntor, sot shijon pushimet në një nga restorantet më të shtrenjta në botë.

Bëhet fjalë, për atë që i ka duart akullore, Vangjush Dakon, i cili së fundmi është fotografuar teksa ka qenë duke drekuar në restorantin e Nusretit në Stamboll, Turqi, aty ku vetëm kripa që “pronari” i restorantit i hedh mishit kushton sa një muaj qira në Tiranë, ndërsa bifteku më i shtrenjtë shkon deri në 1300 dollarë.

Në redakisnë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur fotot ku Dako shihet nën shoqërinë e një vajze, e cila mendohet se është vajza e tij, teksa hyn në restorantin e Nusretit. Pamjet janë kapur nga një shqiptar që ka qenë i pranishëm në restorant.

E teksa shqiptarët, përpiqen të kursejnë disa të holla për pushime në bregdetin e Gjushit që aq shumë ai e ka trumpetuar, Dako ia mbath në Turqi, me xhepin plot me lekë dhe i pashqetësuar fare sesa dëm ka bërë me lejet e ndërtimeve që ka dhënë në Durrës.

Lum Gjushi dhe mjerë shqiptarët. 

 

/joqalbania.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit