FOTO/ Veliaj betonizon Liqenin e Tiranës, nis ndërtimi i kullës 17-katëshe

FOTO/ Veliaj betonizon Liqenin e Tiranës, nis…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të mbahet mend nga të gjithë, si kryebashkiaku i cili hodhi më shumë beton në kryeqytet. Ngado,mbi krye sheh vinçe, e nën këmbë, mund të biesh në gropa kantieresh ndërtimi.

Në 5 vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës prej tij, asgjë nuk ka ndryshuar për mirë. E gjitha është një zhurmë që lali zdromsi e ka bërë të zakonshme në media, vetëm propagandë.

Lagje të tëra janë lënë në amortizim total, ndërsa administrata e bashkisë me kryebashkiakun në krye kanë qenë të fokusuar te lëshimi i lejeve të ndërtimit.

Në këtë funksion është edhe objekti 17-katësh që po ndërtohet në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, te “Rruga e Elbasanit”.

Pamjet që sjell Gazeta Atdheu i përkasin pikërisht objektit që po ndërtohet. Investitor është “Lion Construction” dhe leja është firmosur nga kryebashkiaku Veliaj.

Kjo kullë shumëkatëshe, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ‘Atdheu’, ndodhet në zonën e Liqenit të Tiranës.

Zhurmat e makinerive të ndërtimit kanë disa ditë që po ndjehen. Ende s’kemi parë asnjë protestë nga aktivistë apo shoqatat ambientaliste. Edhe pse aty ka disa ditë që puna ka nisur.

Mësohet se objekti 17-katësh, do të ndërtohet fare pranë me apartamentin ku banon zv/kryeministri Erion Braçe te rruga “Faik Konica”./GazetaAtdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit