FOTO-VIDEO/ Basha si Meta, nis mesazhe nga Alpet pasi viziton Valbonën dhe Thethin

FOTO-VIDEO/ Basha si Meta, nis mesazhe nga…

Ashtu siç bënte verën e shkuar Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që niste mesazhe politike për kryeministrin Rama nga Alpet e Shqipërisë, po të njëjtën metodë na zgjedhur të kopjojë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit pas një ekspedite emocionuese që ka realizuar nëpër perlat e Alpeve shqiptare në Veri të vendit, ka zgjedhur të “qëllojë” disa mesazhe në rrjetet sociale për ndjekësit dhe kundërshtarin politik.

Basha i ngazëllyer nga bukuritë magjepsëse të Alpeve të Atdheut tonë, ka postuar një video në profilin e tij në Twitter, ku përveç se tregon bukuritë e zonës, nuk kursen as mesazhet politike.

“Sot ekspeditë alpine nga Valbona në Theth: Një mrekulli e papërshkrueshme me fjalë. Nuk ka vend më të bukur se i yni! Le ta kthejmë në bekim për çdo shqiptar”,- shkruan mbi video kryedemokrati Basha.

Basha ka filluar këtë fundjavë një ekspeditë pushimi dhe rigjenerimi në malet Veriore të vendit duke vizituar Valbonën dhe Thethin, teksa e cilëson natyrën aty si një mrekulli të papërshkrueshme./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”18″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit