FOTO-VIDEO/ Pamje të tmerrshme. Tërmeti 7.2 ballë shkatërron Haitin, viktima të shumta

FOTO-VIDEO/ Pamje të tmerrshme. Tërmeti 7.2 ballë…

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter u regjistrua mesditën e së shtunës në Haiti nga matjet e Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 km dhe një epiqendër 12 km në veriperëndim të Akuinit. Menjëherë më pas, pasoi një tërmet i dytë me të njëjtën madhësi dhe thellësi fokale, 18 km në veri-veriperëndim të Akuinit.

Sipas informacioneve të para, disa ndërtesa janë dëmtuar rëndë, disa prej tyre janë shembur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit