FOTO/ Yjet e showbizit shqiptar 'djegin' rrjetet sociale me poza provokuese...

FOTO/ Yjet e showbizit shqiptar ‘djegin’ rrjetet…

Per te gjithe ata qe nuk kane nisur akoma pushimet, kjo eshte koha me e pershtatshme per t’i marre ato.

Por yjet e showbizit i vene ‘flaken’ rrjeteve sociale duke pozur foto teper provokuese.

Oriola Marashi
Modelja Oriola Marashi ka pozuar tepër sensuale dhe joshëse nga bregdeti. E veshur me bikini të zeza, bukuroshja i lë vend imagjinatës. Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë komenti i futbollistit, Eros Grezda. ‘Zjarr, zjarr’-shkruan Grezda duke e shoqëruar me emoji zemre komentin e tij. Komenti i futbollistit na bëri të kuptojmë se zërat për një ndarje të mundshme mes modeles dhe futbollistit nuk ekzistojnë.

Sara Hoxha
Për Sara Hoxhën kjo është periudha më e bukur e jetës. Vajza që është në krahët e Ledrit është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale. Bukuroshja ka hedhur në Instagram një foto buzë detit dhe e kuruar deri në detaje. Edhe pse është në muajt e parë të shtatzënisë ajo duket më në formë se kurrë. Por, mes shumë komentesh që ka marrë vihet re edhe ai i reperit, që dallon nga të tjerat.”O Sheqer” ka shkruar Vula në postin e partneres së tij.

Dhurata Dora
Prej kohësh këngëtarja është duke shijuar ditët e pushimeve. Dhurata Dora ka publikuar, së fundmi, për ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi në të cilat duket mjaft seksi, të realizuara në Marbella të Spanjës, të realizuara gjatë xhirimeve të klipit “Fajet”. Ajo duket shumë tërheqëse mbuluar me një pëlhurë të zezë, teksa vë në pah linjat trupore.

Marina Vjollca

Pas mbylljes së sezonit të suksesshëm të “Klanifornias”, Marina ka gjetur kohën që të relaksohet në këto ditë të nxehta. Bukuroshja ka zgjedhur pishinat. E veshur me bikini të kaltra, ajo duket më në formë se kurrë. Mesa duket për moderatoren ky është vetëm fillimi i ditëve të pushimit. 

Trejsi Sejdini
Ajo di si të të jetë në qendër të vëmendjes. Ish-misi Trejsi Sejdini prej disa kohësh gjendet në jug të Shqipërisë. Bukuroshja ka ndarë, së fundmi me fansat në rrjetet sociale disa foto, që mund të themi me plotë gojën se i kanë vënë flakën rrjetit. Me bikini portokalli, ajo ka vënë në pah të pasmet bombastike.

Kejvina Kthella
Para pishinës me foto përvëluese. Kështu ka vendosur ti përshëndesë Kejvina ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Velina duket rrëzëllitëse veshur me fustanin e kuq, që i nxjerr në pah linjat perfekte.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit