FOTO/ 'Zanat' dhe 'shtrojzovallet' simpátike püshtojnë majat e Alpeve Shqiptare, pamjet janë mahnitëse...

FOTO/ ‘Zanat’ dhe ‘shtrojzovallet’ simpátike püshtojnë majat…

Jo vetëm bregdeti, por edhe malet më të larta të Shqipërisë u mbushën këtë verë me turistë dhe vizitorë nga i gjithë vendi.

Edhe pse nuk patën mundësi që të shkojnë jashtë për pushime, duket se të rinjtë shqiptarë këtë verë eksploruan edhe më shumë vendin e tyre dhe u njohën më nga afër me buritë e Atdheut.

Këtë fundjavë një grup të rinjsh ishin sërish në malin e Vajushës, në  Lëpushë të Kelmendit.

Nga lartësia 2057 metra mbi nivelin e detit, në një majë e cila të servir një pamje fantastike, aty ku fillon vargmali i Bjeshkëve të Namuna, vijnë edhe një kolazh fotosh fantastike.

Shtegu mes pyllit me ahun gjigant dhe luginat malore të mbushura me burime uji të ftohtë, lule, boronica, luleshtrydhe, manaferra dhe shumë stane me kafshët të ndryshme, janë një pjesë e këtij pejsazhi mahnitës.

“Duhet të njohim Shqipërinë tonë të bukur, fundjavat mund të bëhen edhe në mal”,- ishte impresioni i një vajze që vizitonte për herë të parë këto male.

Në këtë udhëtim të pasqyruar edhe në fotogalerinë e mëposhtme, të realizuar nga stafi i “Eko Mendje”, janë një grup të rinjsh ku spikatin vajzat simpatike, që në fotot artistike duken si “zana” apo “orë mali” që kanë ‘püshtuar’ majat, jo vetëm fizikisht, por edhe me bukurinë e tyre.

“Gazetaatdheu.com” sjell për ju këtë fotogaleri ku përveç të rinjve eksplorues, janë edhe pamjet mahnitëse nga majat e Alpeve të Shqipërisë.

[ngg src=”galleries” ids=”358″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit