FOTO/ Zbulohet anija që solli vdekjen në Beirut, në pronësi të biznesmenit rus

FOTO/ Zbulohet anija që solli vdekjen në…

Shpërthimi apokaliptik në Beirut më parë, ka lënë pas të paktën 100 viktima, mijëra të plagosur e dëme kolosale në ndërtesa e objekte.

Autoritetet shprehen se kjo ngjarje erdhi nga shpërthimi i më shumë se 2700 ton nitrat amoni, që gjendej e konfiskuar në port.

Lënda plasëse që shpërtheu në Beirut, është dërguar vite më parë nga një anije mallrash.

Ajo është në pronësi të një biznesmeni rus, Igor Grechushkin, me origjinë nga qyteti siberian i Khabarovsk, e që jeton në Qipro.

Ministri i Brendshëm libanez, Mohamed Fahmi, për një televizion lokal u shpreeh se kimikatet ishin konfiskuar në vitin 2014.

Anija ‘MV Rhosus’ ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, ndërkohë që lënda kimikate ishte ruajtur pa masa sigurie.

Anija kishte hyrë në port për shkak të problemeve teknike.

Associated Press ka raportuar se MV Rhosus po transportonte nitrat amoniumi nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte pasur probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Bejrut.

Raportimet thonë se anija MV Rhosus mbante lart flamurin e Moldavisë kur kishte mbërritur në Beirut.

Ekuipazhi dhe pronarët e braktisën atë, ndërsa ngarkesa u la në hangarin 12 të portit.

Zyrtarë nga doganat kishin dërguar të paktën 5 letra që lënda e rrezikshme të hiqej nga aty, por nuk morën një përgjigje, deri kur një ditë më parë, ndodhi shpërthimi i frikshëm.

Në foto, pronari i anijes

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit