FOTO/ Zhvîshen për të siguruar jetësën. Sekreti i tre infermiereve që fitojnë mijëra paund

FOTO/ Zhvîshen për të siguruar jetësën. Sekreti…

Disa infermiere po fitojnë mijëra paund duke postuar fotografi dhe video nudo, apo të veshura me bikini për fansat e tyre në internet.

Por ndërsa kritikët kanë ngritur shqetësime për këtë lloj pornografie, disa të tjerë shprehen se është një mënyrë e mirë për gratë që të sigurojnë jetesën.

Tri gra që janë regjistruar në faqet për të rriturit gjatë pandemisë, shpjegojnë pse e bënë atë, dhe si ia kanë dalë të mbahen financiarisht, pasi kanë humbur punët e tyre.

Katerina, 38 vjeç, e cila ishte e punësuar si menaxhere pranë një kompanie dhe merrte 1800 paundë në muaj, gjatë pandemisë kompania e saj u mbyll dhe ajo u gjend e papunë.

Për të mbijetuar dhe gjeneruar të ardhura, një shoqe i dha idenë për të punuar në website-t online për të rritur.

Ajo pranoi dhe thotë se poston fotografi topless dhe ndihet mirë me atë që po bën.

Gjithashtu dhe historia e 39-vjeçares Nicola ështe e ngjashme me atë të Katerinës.

Ajo humbi punën gjatë pandemisë gjithashtu.

Edhe pse punonte infermiere, ajo tha se turnet u reduktuan që të mos kishte shumë njerëz në departamente.

Ajo u gjend kështu në vështirësi të mëdha, pasi është e divorcuar nga bashkëshorti dhe ka katër fëmijë për të rritur dhe i duhej me patjetër një punë, të cilën e gjeti në Website-t online.

Ajo rrëfeu se muajin e parë fitoi 1.750 paund, ndërsa si infermiere kishte një rrogë mujore rreth 1700 paund.

Ndërsa historia e tretë bën fjalë për Abi-n, e cila është më e vogël sa i përket moshës, në krahasim me dy historitë e mësipërme.

Para pandemisë ajo puonte si dizajnuese grafike, por u detyrua ta linte punën për shkak të karantinës së detyrushme.

Ajo ishte diplomuar vetëm një vit më parë, ndërsa ka treguar se në vit fitonte rreth 12000 paund.

Ndërkohë në website-t online, ajo tha se ka fituar 1.000 paund në javë.

[ngg src=”galleries” ids=”332″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi:MIRROR./Përgati:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit