FOTO+EMRI/Kush është i riu me dy identitete i cili u vra në Shkodër

FOTO+EMRI/Kush është i riu me dy identitete…

Një ngjarje e rënde është regjistruar në fshatin Shkjezë të Bashkisë Vau i Dejës ditën e sotme.

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugë me plagë në pjesën e kokës.

Sipas burimeve viktima është Gjin Ndoji i moshës 27 vjeç, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Mediat sjellin foto nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua me armë zjarri Gjin Ndoji.

Prane trupit të pajetë të të riut është gjetur dhe automjeti me të cilin po udhëtonte.

Në këtë zonë nuk ka kameria sigurie apo nuk është një rrugë shumë e populluar, çka mendohet se ka qenë një atentat i mirëmenduar.

Burimet bën me dije se Gjin Ndoji kishte ndërruar mbiemrin.

Ai rezulton me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit