FOTOGALERI/ Beiruti një ditë pas shpërthimit apokaliptik, çfarë ka mbetur nga kryeqyteti i Libanit?

FOTOGALERI/ Beiruti një ditë pas shpërthimit apokaliptik,…

Libani është në tri ditë zie, pas shpërthimit apokaliptik ditën e djeshme.

Autoritetet bëjnë me dije se deri tani janë nxjerrë 100 viktima nga rrënojat, e kanë mbetur të plagosur mbi 4000 të tjerë.

Ndërkohë, vazhdojnë operacionet për kërkimin e personave të tjerë që kanë mbetur të bllokuar.

Shpërthimi bëhet me dije se ka ardhur nga plasja e 2750 ton nitrat amoniumi, ku që nga viti 2014 ishin ruajtur pa masa sigurie në një depo të portit.

Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 2 javë, ndërkohë akordoi 66 milionë dollarë fonde emergjence.

Rrugët ishin të mbushura plot me njerëz të gjakosur ditën e djeshme, ndërkohë spitalet u tejmbushën nga ata që kërkonin ndihmë mjekësore.

Më poshtë, një fotogaleri me atë çfarë ka mbetur në Beirut, një ditë pas shpërthimit të frikshëm.

[ngg src=”galleries” ids=”253″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit