Fotografia emocionuese që tregon dy epoka të Nazim Ademajt

Fotografia emocionuese që tregon dy epoka të…

Luan Haradinaj, i biri i heroit Shkëlzen Haradinaj, ka qenë njëri nga 15 kadetët e diplomuar dje në FSK.

Djaloshi i familjes Haradinaj është i vendosur që me sukses ta ndjek rrugën e babait, i cili ra dëshmor për lirinë e vendit.

Shkëlzeni, njihej si një nga luftëtarët më të zot në rajonin e Dukagjinit, duke qenë nismëtar e fitimtar në shumë beteja përballë armikut serb.

Krenarinë e nderin për të qenë pjesë e luftës me Shkëlzenin e kishte edhe Nazim Ademaj.

Por, Nazimi me siguri që nuk do të mendonte që një ditë do të kishte në krah të ushtrisë djalin e ish-bashkëluftëtarit, Luan Haradinajn.

Fotografia që tregon dy epoka të Nazim Ademajt, është vërtetë epike dhe emocionuese. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit