“Fotoja që im atë e donte shumë”, Rozana Radi kujton babain e ndjerë me imazhin e rrallë

“Fotoja që im atë e donte shumë”,…

Rozana Radi është një ndër artistët që shpërtheu në zemëratë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Aktorja dhe këngëtarja e njohur rikujtoi të gjithë kontributin që kanë dhënë artistët e mëdhenj në vite dhe një ndër ta edhe babai i saj i ndjerë, Ferdinand Radi.

Së fundmi, Rozana e ka kujtuar të atin me anë të një postimi shumë të ndjerë dhe një fotografie të rrallë. Ajo ka postuar në “Instagram” një imazh të të atit me aktorin e njohur, Gazmend Gjoka dhe është shprehur se ajo ishte një ndër fotot e preferuara të babait të saj.

Rozana thotë se është e lumtur që Gjoka ishte një ndër pedagogët e saj në Akademina ë Arteve dhe që ka mbetur po i njëjti njeri dhe artist.

Postimi i plotë i Rozana Radit

Kjo është një foto e shumë viteve përpara! Një foto që im atë e donte shumë sepse është me një aktor që ai e vlerësonte si njeri dhe si artist. Fati donte që pas disa vitesh aktori Gaz Gjoka të ishte pedagogu im në Akademinë e Arteve. E lumtur që edhe sot profesor Gazi është po i njëjti njeri e po i njëjti artist. #artistatevertet

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit