FOTOLAJM/ Dhallë, sanduiç, WC... Olta Xhaçka po i shuan etjen, apo po i hèlmon me ujë me klor, emigrantët në Kakavijë?

FOTOLAJM/ Dhallë, sanduiç, WC… Olta Xhaçka po…

Vuåjtjet e mijëra emigrantë shqiptarë që po dergjen prej 3 ditësh në kufirin me Greqinë nuk kanë fund.

Por po ashtu, edhe tallja e autoriteteve të qeverisë shqiptare me ta është e hidhur.

Pas apelit të bërë nga mediat për marrje të masave, por edhe pas incidenteve të shumta që kanë shoqëruar këto tre ditë situatën në dy prej pik-kalimeve kryesore me Greqinë, diçka ka lëvizur.

Mbi kokat e emigrantëve që zhuriteshin në diellin përvëlues të gushtit, kanë fluturuar helikopterët e Forcave të Armatosura, ku në dy raste ka shkuar për inspektim dhe për deklarata shtypi, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Kjo e fundit ka prishur pak pushimet e saj luksoze në Dhërmi, dhe ka marrë si taksi helikopterin për të shkuar dhe për të parë mijëra njerëz që po vuajnë në Kakavijë.

Në lëvizje janë vënë edhe disa njësi të Emergjencave Civile, si dhe repartet ushtarake të zonës.

Me urdhër të Olta Xhaçkës, janë shpërndarë sot nga ndihmat e rezervave shtetërore, sanduiçe, ujë, dhallë e dhuruar nga bizneset e zonës, por janë instaluar edhe disa tualete portative.

Më shumë se sa për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve me plot emergjenca, efektivët e ushtrisë kanë bërë poza për agjit-propin e Rilindjes.

Por edhe në fotot aspak profesionale të agjitatorëve të Olta Xhaçkës është zbuluar tallja dhe skåndåli i radhës…

Forcat e Armatosura, të paditur ose me qëllim kanë shpërndarë ujë të pijshëm për emigrantët që rrinin në rrugë, me bidonë që disa kohë më parë kanë qenë përdorur për helme dezinfektuese.

“Gazetaatdheu.com” ka mësuar nga burime nga Emergjencat Civile se, “ata bidonë me ngjyrë të bardhë u janë dhuruar disa muaj më parë FA-së, nga subjekte private me klor dhe dezinfektantë të fortë.

Ata janë përdorur nëpër spitale, kazerma dhe institucione shtetërore, për të hedhur solucion larës dhe dezinfektues, për mbrojtjen eventuale nga koronavirusi”.

Burimet shtuan se, pas përdorimit parësor, këta lloj bidonësh këshillohet të asgjësohên në mbeturina dhe nuk mund të ripërdoren.

Edhe etiketat e tyre, të mbetura në trupin e bidonëve, tregojnë për “materiale me rrêzikshmëri”, apo “solucione lehtësisht të ndezshme”, pra që ambalazhi ka mbajtur brenda substanca kimike.

Por Olta Xhaçka i ka “ricikluar” bidonët duke i mbushur me ujë të pijshëm dhe duke ua shpërndarë atë me anë të ushtarëve, qytetarëve që thaheshin në diell (fotot e dëshmojnë këtë).

Pra pas indiferencës dhe paaftësisë së ministres Olta Xhaçka dhe gjithë Rilindjes, vjen edhe skandali i radhës, ku nga bidonët dikur me substanca kimike sot me ujë, qytetarët mund të pësojnë edhe helmime.

Urojmë që situata të mos përkeqësohet edhe më tej në atë që deri tani ka marrë përmasat e një fatkeqësie njerëzore.

[ngg src=”galleries” ids=”329″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/    

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit