FOTOLAJM/ Kujdes! Rruga dytësore Tiranë-Durrës ka degraduar... i riu lë gomat e 'Mercedesit' në gropa

FOTOLAJM/ Kujdes! Rruga dytësore Tiranë-Durrës ka degraduar……

Shofërë, bëni shumë kujdes kur zgjidhni rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Ajo ka degraduar dhe në shumë vende janë hapur gropa të thella, që mund t’ju vidhisin jashtë rruge, nëse ngisni me shpejtësi ose nuk e keni mendjen.

Disa foto dhe një mesazh denoncues, kanë ardhur sot në adresën e “Gazetaatdheu.com”.

Një i ri ka treguar se si i kanë përfunduar gomat e autoveturës së tij, kur po kalonte në këtë rrugë dytësore, në afërsi të Kasharit.

Ja mesazhi i qytetarit për “Gazetaatdheu.com”:

“Pershendejte. Po kaloja te ruga dytsore Tiran-kashar dhe mu cane te du gomat e makines nga gropat. Ktu ruga ka degraduar dhe shoferet rezikojne aksidente.

shikoni si mu cane gomat.. jane 1500 euro goma e mercedisit dhe u bon per ti hudh.

I paguajme taksat te qeveria po ruget jane per faqe tzez..”

Në fotot e qytetarit tregohen qartë gomat që autoveturës që janë çarë dhe kanë pësuar deformime serioze në disqe.

Po ashtu fotot tregojnë qartë edhe gropat e rrugës dytësore “Tiranë-Durrës” në zonën e Kasharit, ku çdo ditë aty kalon një fluks mjaft i lartë automjetesh.

Por në një kohë që taksat e rrugëve u volën edhe në muajt e karantinës, ku asnjë qytetar nuk lëvizi nëpër Shqipëri me automjete, përsëri asnjë lopatë asfalt nuk hidhet.

Rruga është bërë tejet e amortizuar, dhe përveç gomave të makinave, shoferët rrezikojnë seriozisht edhe jetën.

[ngg src=”galleries” ids=”162″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit