FOTOLAJM/ Parlamenti estradë i Shqipërisë… në sallë si kirurgët, në kafe kokë më kokë me Taulantin

FOTOLAJM/ Parlamenti estradë i Shqipërisë… në sallë…

Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në estradën më të paparë në histori, jo vetëm prej batutave dhe sharjeve, apo opozitës të sajuar me lloj lloj personazhesh të pazakontë, por edhe për masat anti-COVID.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fillim të seancës së sotme, u ka kujtuar deputetëve vendimin e djeshëm të qeverisë…

Ai u kërkoi të gjithë deputetëve, që të vendosin pa përjashtim maskën mbrojtëse.

“Ne duhet të jemi të parët për zbatimin e masave dhe nuk ka vend për të neglizhuar.

Ne të parët dhe për të kërkuar nga zgjedhësit se kjo betejë fitohet.

Kush është pa maskë në sallë të vendosë maskën, kjo është e para.

Këtë e bën e gjithë bota, gjithë protokolli dhe parlamentet e botës.

Edhe krerët e shteteve më të fuqishme takohen dhe diskutojnë online”,-  tha kryeparlamentari Ruçi.

Jo më larg se dje, qeveria e vendosi që të jetë me detyrim mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura.

Por një foto që i ka shpëtuar censurës parlamentare, ka nxjerrë disa nga të palarat e pas-kuintave të Parlamentit.

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është fotografuar teksa kishte mbledhur në kafen e Parlamentit, disa prej ‘kokave’ të opozitës parlamentare dhe po u mbante një “referat” pa maska.

Menjëherë pas kësaj, deputeti Korab Lita, u shpreh:

“Është e kotë të bëjmë mbledhjet online, kur deputetët rrinë grumbuj në kafe.

Mos vallë virusi është ngjitës vetëm, kur ne bëjmë mbledhje?”.

Kjo ndërhyrje e ka kthyer gjithë seriozitetin e Gramoz Ruçit, në një situatë qesharake, të cilat tashmë janë bërë “normale” në sallën e Parlamentit.

[ngg src=”galleries” ids=”175″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdhu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit