FOTOLAJM/ Plazhet e Vlorës, bosh këtë fillim korriku, mungojnë turistët

FOTOLAJM/ Plazhet e Vlorës, bosh këtë fillim…

Koronavirusi dhe kriza ekonomike kanë detyruar shqiptarët që të frekuentojnë më pak plazhet këtë vit, ndërkohë që mungojnë fare turistët e huaj.

Vetëm 1 vit më parë, zona e boshatisur që po shikoni në këtë fotolajm, ishte e mbushur plot dhe nuk kishe ku të hidhje “kokrrën e mollës”.

Por sivjet, Vlora ka mbetur bosh.

Edhe pse është fillim korriku dhe temperaturat janë në maksimum, numri i pushuesve është shumë i vogël.

Kriza ekonomike dhe koronavirusi, kanë “paralizuar” turizmin shqiptar duke paralajmëruar kohëra të vështira.

Nga ana tjetër, qeveria nuk ka bërë asgjë për të mbështetur turizmin në vend, përveç propagandës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit