FOTOLAJM/ Qytetari nga Fieri denoncon 'të fortin' e PS-së: Shikoni ku i parkojnë makinat...

FOTOLAJM/ Qytetari nga Fieri denoncon ‘të fortin’…

Që shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me qeverisjen e “Rilindjes”, dhe gjithë sojin e tyre, kjo është më se e qartë, por ende nuk dihet se përse nuk po reagojnë…

Megjithatë, punën e denoncuesit anonim qytetarët kanë nisur ta bëjnë për bukuri, duke u bërë vetë reporterët e lajmit të parë.

Dhe nuk kanë faj, po ta mendosh… Kur as policia dhe as ligji nuk veprojnë në asnjë formë, mbeten vetëm denoncimet të media si më efektive.

Një denoncim ka ardhur sot në adresën e “Gazetaatdheu.com”, nga një qytetar nga Fieri.

Ai me anë të disa fotove ka treguar, se si është parkuar një autoveturë e tipit “Range Rover” me ngjyrë të zezë, me targa “AA 282 CS”, mbi vijat pedonale për kalimin e këmbësorëve.

Sipas denoncimit të qytetarit, pronari i kësaj makine është një funksionar i PS-së së Fierit.

Ja denoncimi i qytetarit nga Fieri për “Gazetaatdheu.com”:

“Pershendtje atdheu. po ju nis keto foto. jane te nje prej te forteve te Ps ketu ne Fjer. shikoni se si ka parkuar dhe as policia nuk guxon te vije e ti vere gjobe.

keta ketu bejne si ju do qejfi se kane gjithe shtetin ne doren e tyre. postoje por anonim.”

Ndofta për këtë qëllim “të fotit” të PS-së nuk i është vendosur dhe gjobë nga policia, megjithse ka shkelur vijat e këmbësorëve.

Kujtojmë se disa kohë më parë, kur kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, prezantuan forcën e re policore “FAST”, ata deklaruan se kjo njësi do të ishte “tmerri i të fortëve”.

Por  me sa duket të fortët e PS-së dhe Rilindjes në Fier nuk ka bir nëne dhe k*rve që t’i prekë, madje as “Fasti” i Ramës.

[ngg src=”galleries” ids=”163″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit