Fotolajm/ Rishfaqen sërish policët pa numra... dhe kaq pranë fëmijëve

Fotolajm/ Rishfaqen sërish policët pa numra… dhe…

Mjaftuan dy protesta të vogla por paqësore dhe jo të mirëorganizuara, si dhe një urdhër i mëhershëm i kryeministrit Rama nga Facebook-u për ndalim protestash, që në rrugët e kryeqytetit të rishfaqen efektivë “Policie” pa numra identifikues.

Ashtu si edhe në rastet e protestave të muajve të fundit, si ajo për shembjen e Teatrit Kombëtar, apo në të gjitha rastet ku pati akte dhune policore, të gjithë efektivët pa numra identifikues janë të rinj dhe madje tregohen shumë të zellshëm për të përdorur brutalitetin.

Por ajo që është edhe më ironike është fakti se ata qëndrojnë gjithmonë pranë kolegëve të tyre më të vjetër, të cilët mbajnë në uniformë numrin e identifikimit.

Kjo foto që tani po bën xhiron e rrjetit, është postuar në rrjetet sociale nga Avokati Altin Goxhaj, dhe është realizuar në protestën e sotme të maturantëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Edhe pse një protestë paqësore të miturish që kërkojnë të drejtat e tyre të manipuluara nga korrupsioni në arsim, përsëri qeveria dhe Policia e Sandër Lleshit kanë rreshtuar aty efektivët pa numra.

Duke u bërë thirrje prindërve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lejojnë fëmijët e tyre të bëhen pre e dhunës barbare policore, si në shumë raste në muajt e fundit, Avokati Altin Goxhaj, ka hedhur në rrjetet sociale këtë foto që e shoqëron me diciturën:  

“TANI TE MINISTRIA E ARSIMIT PA NUMËR! KY TIPI PO KONSUMON NJË VEPËR PENALE!!!”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit