FOTOLAJM/ Ups! Zgjedhjet për rektorë në universitete bëhen me... kutitë e Partisë Socialiste

FOTOLAJM/ Ups! Zgjedhjet për rektorë në universitete…

Sot po mbahen nëpër ambientet e universiteteve publike, zgjedhjet për rektor, dekan dhe senatin Akademik.

Ky proces po zhvillohen në kushte të vështira mes pandemisë dhe debateve të shumta mes drejtuesve të universiteteve.

Por si të mos mjaftonte kjo, me gjithë kontestimet dhe debatet, procesi nuk është lënë pa u politizuar.

Më mirë se çdo gjë tjetër flet kjo foto, ku në ambientet e një universiteti, si kuti ku hidhen fletët e votimit, është zgjedhur një kuti e vjetër me logon e PS-së.

Ky episod është regjistruar tek Politekniku.

Ajo që vihet re deri më tani është pjesëmarrja e ulët e votuesve, ku në disa fakultete nuk ka kaluar as 2%.

Zgjedhjet në universitetet publike kanë nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojnë në orën 16:00.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit