FOTOLAJM/ Veriu i Kosovës po i jepet Serbisë nën 'hundën' e KFOR-it? Pas videos edhe pamje nga patrullat e xhandarmërisë serbe në terren

FOTOLAJM/ Veriu i Kosovës po i jepet…

Dje në mediat kosovare dhe ato shqiptare qarkulloi një video e cila u bë virale në rrjetet sociale.

Në video shihej një njësi patrullimi i xhandarmerisë serbe e cila me armatim të lehtë dhe kamuflazhe shëtisnin lirshëm në një zonë në Veri të Kosovës, e patrulluar edhe nga KFOR-i.

Pas videos së disa ditëve më parë kur ushtarët serb heqin flamurin shqiptar nga një shkëmb në liqenin e Ujmanit në Kosovë, video e mbrëmshme ngjalli debate dhe reagime të shumta.

Por menjëherë Policia e Kosovës e ka përgënjeshtruar këtë video, duke mohuar faktin se në territorin e Veriut të vendit kishin hyrë njësi të xhandarmerisë apo paraushtarakë serb.

Por sot përveç videos ku shihet qartë njësia ushtarake e “paidentifikuar” e futur  1 kilometër brenda Kosovës, në rrjete sociale po qarkullojnë edhe fotografi që dëshmon pikërisht atë që po flasim.

Lëvizjet e ushtrisë serbe kanë filluar t’i shqetësojnë qytetarët e Kamenicës.

Kryekomunari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i ka shkruar letër zyrtare presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Brendshëm, Agim Veliut.

“Është tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë.

Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë”,- u shpreh Kastrati.

Fotografia e Fatjon Gjinaj

Por deri tani nuk ka ardhur asnjë reagim zyrtar nga qeveria e Kosovës dhe as nga ajo e Serbisë, për të mohuar “akuzat” e bëra.

Kjo u lë vend dyshimeve dhe spekulimeve se shkëmbimi i territoreve, apo më saktë falja e Veriut të Kosovës, Serbisë, po ndodh defakto dhe se thashethemet për pazare mbi tokën kosovare, nuk kanë qenë të kota.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit