FOTOT/ Asnjë informacion për pacientët tek Infektivi, familjarët me qese me ushqime. Kaosi i sistemit shëndetësor të kolapsuar

FOTOT/ Asnjë informacion për pacientët tek Infektivi,…

Foto të tilla nuk është se kanë nevojë për shumë koment.

Ato vijnë nga Spitali Infektiv në Tiranë.

Të afërm të pacientëve të shtruar me koronavirus, qëndrojnë në gardhin e vendosur për t’i çuar ushqime apo ujë familjarëve.

Disa shkojnë edhe për të marrë informacione më shumë për të afërmit e tyre.

Por, e kotë. Asgjë më shumë nuk mësohet, duke paraqitur një situatë hermetike.

I pranishëm ishte edhe mjeku Pëllumb Pipero, ku ata debatuan duke i kërkuar të marrin informacion për të afërmit e tyre.

[ngg src=”galleries” ids=”254″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit