FOTOT/ Jo vetëm e thotë, Veliaj edhe i trajton qytetarët si zdromsa!

FOTOT/ Jo vetëm e thotë, Veliaj edhe…

Erion Veliaj jo vetëm i quan qytetarët zdromsa, por dhe i trajton si të tillë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka menduar ta kthejnë në një lloj tualeti zonën tek Cirku i Tiranës. Aty mbizotëron papastërtia. Dhe për më tepër në një kohë, kur autoritetet shëndetësore madje edhe vetë Veliaj, kanë apeluar për ruajtjen e higjienës.

Por, duket se kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk është se i dhemb shumë për qytetarët, por gjithëçka e bën të funksion të progagandës.

Fotot që po sjell nga zona në fjalë “Gazeta Atdheu”, janë dërguar nga një qytetar, i cili shprehet se në këtë rrugë kalon përditë dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Por, edhe asaj, si duket nuk i bën përshtypje zhuli. Deklaratat për ruajtjen e higjienës në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit, qenkan vetëm për në televizor…

“Në këtë zonë kalon përditë Ministrja e Shëndetësisë, (ku ka shtëpinë e saj që banon), janë punërat që bën lali Eri – ndotje, hapje kanalesh për ujërat e zeza, një skandal e papastërti edhe në këtë kohë… Vendi është direkt tek Cirku i Tiranës, ndotja është evidente mes banorëve, kanë hapur gjithandej kanalizimet, pa një organizim e mirësistemim të punëve”, shprehet qytetari.

Të tilla problematika janë prezente në fakt në shumë zona të Tiranës dhe ka pasur denoncime të përsëritua në media. Megjithatë, Veliaj duket se e ka mendjen tjetërkund. Ndoshta është i stresuar nga mendimi: Sa do fitojë me tenderin e radhës?

Hall të madh ke o kryetar, të ndihmofshin Dëshmitarët e Jehovait! 

/Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”147″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit