Fotot me Enca Haxhian në shtrat bënë xhiron e rrjetit, flet për herë të parë Bearti

Fotot me Enca Haxhian në shtrat bënë…

Një foto e publikuar nga Enca Haxhia në llogarinë e saj në Instagram, i bëri të gjithë të dyshojnë se këngëtarja kishte nisur një histori dashurie me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepi.

Por mesa duket nuk është kështu, pasi Bearti ka sqaruar raportin e të dyve gjatë një interviste të shkurtër për “Prive”.

“Fillimisht më lidh një projekt me Encën”,- u shpreh Rexhepi.

I pyetur se sa seksi duket Enca nga njëshi tek dhjeta, ai u përgjigj: 12.

Ndonëse i ri, Bearti e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi ish-konkurrenti deklaroi se mosha ideale për të për t’u martuar është 28 vjeç.

Pas ndarjes nga Tea Trifoni, që i habiti të gjithë fansat e ish-çiftit, Bearti tha vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mira me vajzat shqiptare dhe se tashmë ka krijuar shumë më tepër shoqëri me to.

Lidhja më e gjatë për Rexhepin ka qenë vetëm pesë muaj dhe i pyetur se kur është seksi më i mirë, para apo pas ushtrimeve, ai tha shkurt: “pas martesës”!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit