FOTOT/ Ndarja si bën përshtypje Xherdan Shaqirit. Kapet ‘mat’ në jaht bashkë me një grup femrash hot

FOTOT/ Ndarja si bën përshtypje Xherdan Shaqirit.…

Të festosh për të ngushëlluar veten apo të festosh për qejf?

“Xherdan Shaqiri me pushime në jahtin luksoz, i rrethuar nga femra seksi” ishte kryetitulli i portaleve, aq më tepër që kjo arratisje e tij ndodhi direkt pasi u nda nga këngëtarja Dhurata Ahmetaj.

Ndërkohë, ai i ka dhënë dhënë fund historisë së shkurtër të dashurisë me këngëtaren kosovare të Pop-it, një lidhje që u zbulua në muajin prill nga prestigjiozja “The Sun”.

Distanca dhe xhelozitë kanë çuar në prishjen e kësaj marrëdhënieje e direkt pas vendimit, futbollisti nga Kosova nisi pushimet, ndërsa është fotografuar në një jaht luksoz me miqtë e tij në Detin Mesdhe, afër Formentera.

Futbollisti shihej teksa argëtohej me miqtë, i rrethuar nga disa femra seksi, të cilat dukeshin se e kishin përqendruar të gjitha vëmendjen tek ai, ndërkohë që është prapë single.

Ndonëse ai dhe Dhurata preferuan që të mos tregonin asnjë detaj lidhur me marrëdhënien e tyre, u zbulua se ata kishin një vit bashkë dhe ishin njohur nga miqësi të përbashkëta.

Ata mbajtën një lidhje në distancë, megjithatë herë pas here gjenin mënyra si të ishin sa më pranë njëri-tjetrit.

Xherdani, i cili jeton në Londër, e viziton shpesh Shqipërinë, por udhëtimet më të shpeshta drejt tij i bënte Dhurata.

Historia e tyre mori fund në fund të korrikut. Ishte Dhurata ajo që nisi pushimet e para si vajzë single, por vendin zgjodhi ta mbante të fshehtë. Ndërkaq ylli i Liverpul së fundi më festoi titullin kampion.

Tashmë edhe për futbollistin nisën ditët e relaksit, por këtë herë larg këngëtares. Lajmet për ndarjen e tyre u përforcuan edhe nga fakti që këngëtarja dhe futbollisti e kanë hequr njëri-tjetrin nga “Instagram”.

[ngg src=”galleries” ids=”279″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit