FOTOT/ 'Shtegu i Ngjyrave' në Kukës do ju lërë me gojë hapur! Destinacioni perfekt për të apasionuarit e maleve

FOTOT/ ‘Shtegu i Ngjyrave’ në Kukës do…

Vera i shtyn të gjithë drejt plazheve dhe brigjeve fantastike të Shqipërisë, por ky nuk është i vetmi lloj turizmi.

Për ata që janë të apasionuar pas ecjes dhe ngjitjes në male, ekziston një shtek i ri, me distancë të gjatë, por edhe me një natyrë të virgjër.

E kemi fjalën për Shtegun e Ngjyrave, që është pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik.

Shtegu kalon nga bjeshkët e Çajës së Kukësit, e vazhdon deri në Fushën e Korabit.

Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Në këtë zonë ka disa shtigje lidhëse, që të çojnë në zona të banuara.

 Seksioni më i madh i shtegut, rreth 150 km, është në territorin shqiptar ku kalon nëpër Parkun e Natyrës Korab-Koritnik të njohur si një luginë alpine dhe habitat i shumë kafshëve të egra.

Ajo që të kënaq më shumë është edhe pamja, vërtetë magjike.

Për rreth 7 orë që kryhet e gjithë ecja, do mbeteni me gojë hapur.

Sezoni i verës është dhe më i bukuri për ta vizituar pasi shumëllojshmëria e luleve të kësaj zone e kthejnë atë në një parajsë të vogël në tokë.

Ky ekosistem malor ka një sipërfaqe prej 55,520 hektarë.

Vargmali Koritnik – Gjallicë – Korab, është i vendosur në pjesën verilindore të territorit shqiptar dhe shtrihet nga kufijtë me Kosovën, deri në malin e Deshatit, në pjesën jugore të vendit, duke u kufizuar me Maqedoninë.

Habitati më i bollshëm brenda zonës janë kullotat natyrore, tokat e mbuluara me shkurre dhe barishte.

Pyjet e ndodhura kryesisht në pjesën veriore të parkut mbulojnë një sipërfaqe të konsiderueshme. Zonat bujqësore janë zakonisht të vendosura pranë fshatrave të banuara.

Habitatet e kullotave dhe livadheve, janë gjithashtu të pranishme në zonë.

Zonat shkëmbore malore mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të parkut natyror dhe janë me mungesë, ose me mbulesë bimore të pakët.

[ngg src=”galleries” ids=”205″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit