FOTOT/ Vendi përrallor i natyrës pëson katastrofë mjedisore, mijëra ton naftë derdhet në brigjet e virgjëra

FOTOT/ Vendi përrallor i natyrës pëson katastrofë…

Ishujt Mauritius, një nga vendet më të bukura në planet dhe nga më të vizituarat prej turistëve, po përjeton një nga katastrofat më të rënda.

Për fat të keq, një anije-cisternë japoneze, ka derdhur sasi të mëdha nafte në brigjet e virgjëra të këtij ishulli.

Me mijëra janë vullnetarët të cilët po përpiqen që të shmangin sa më shumë pasojat nga kjo katastrofë.

Anija kishte ngecur në cekëtirë, dhe nisi të derdhë naftën.

Rreth 4 mijë ton naftë, mendohet se janë në bordin e kësaj anijeje.

Nafta po shkatërron plazhin, koralet, pyjet dhe speciet e mbrojtura të kësaj zone të mbrojtur.

[ngg src=”galleries” ids=”291″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit