FOTO+VIDEO/ Krokodili 4.2 metra i gjatë llahtarisi banorët. Nuk do ta besoni me çfarë e transportojnë...

FOTO+VIDEO/ Krokodili 4.2 metra i gjatë llahtarisi…

Një krokodil i gjatë 4.2 metra u kap në një fshat të Indonezisë javën e kaluar.

Kafsha që kishte terrorizuar banorët lokalë, llogaritet të jetë rreth 50-vjeç.

Ai kishte rënë në rrjetat e banorëve në lumin Kayubesi, në ishujt Bangka Belitung.

Banorët kërkonin që trupin dhe kokën t’ia varrosnin të ndara nga njëra-tjetra, që të mos kthehej e t’i përndiqte edhe si shpirt.

Pas dy ditësh i kapur, krokodili ngordhi.

Vendasit përdorën një buldozer për të transportuar krokodilin 500-kilogramësh.

Ata refuzuan ta dorëzonin, teksa besonin se lagjja e tyre do mallkohej nëse krokodili transferohej diku tjetër.

[ngg src=”galleries” ids=”302″ display=”basic_imagebrowser”]

/Burimi: DailyMail/Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit