FOTO+VIDEO/ Adoleshentët i rrahën të dashurin, gruaja i ‘merr përpara’ me makinën e saj

FOTO+VIDEO/ Adoleshentët i rrahën të dashurin, gruaja…

I zunë me grushte dashnorin, por gruaja energjike u ka bërë gjëmën adoleshentëve sherrxhinj.

Një video e postuar në internet që tashmë është bërë virale, tregon momentin tronditës kur një grua merr autoveturën e saj dhe e drejton me shpejtësi drejt një grupi adoleshentësh.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një rrugë të New York City, në SHBA, raprton “Daily Mail”.

Vetëm disa momente, pasi një grup adoleshentësh u konfliktua dhe më pas rrahu të dashurin e pronares së autoveturës.

Pamjet e marra nga përtej rrugës nga ku zhvillohet sulmi ndaj burrit, tregojnë disa të rinj që vrapojnë dhe bërtasin ndërsa fillon kaosi.

Burri është parë duke provuar të shmangej nga turma dhe të vraponte rreth një makine të gjelbër të parkuar, ku adoleshentët fillojnë ta rrahin brutalisht.

Në të njëjtën kohë, një grua shihet duke mbajtur duart mbi kokën e saj, e shqetësuar dhe e pushtuar nga paniku.

Në incident u përfshinë të paktën 8-10 të rinj, ndërkohë nuk është e qartë nëse dikush u plagos rëndë.

[ngg src=”galleries” ids=”218″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit