FOTO+VIDEO/ Brenda banesës së familjes Josifi, autoritetet dezinfektojnë dhomat ku nënë e bijë u gjetën të pajeta

FOTO+VIDEO/ Brenda banesës së familjes Josifi, autoritetet…

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në familjen Josifi, e që tronditi mbarë opinionin në vend, autoritetet janë kthyer në banesën në Kombinat.

Por këtë herë njerëz të maskuar nga koka te këmbët dhe me pajisje speciale, kanë bërë izolimin dhe më pas dezinfektimin e banesës.

Fqinjët janë habitur fillimisht nga ajo që kanë parë te pallati në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta e Anisa Josifi, u gjetën të vdekura, ndërsa vajza tjetër e familjes në gjendje të rëndë.

Punonjës të dezinfektimit kanë mbërritur këtë të hënë në banesë, ku kanë larguar të gjitha orenditë, ndërsa kanë kryer dezinfektimin, me bazë klori e kaliumi.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës, pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to.

Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura.

Kjo e fundit madje sipas ekspertizës mjeko-ligjore, kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë.

Ndërkohë, nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin “mumifikuar” pasi besonin tek Ringjallja.

Dëshmitë se ato ishin pjesë e sektit të “Dëshmitarëve të Jehovait”, solli një nisje hetimi nga prokuroria e policia, për sektet që ushtrojnë veprimtarinë në vend.

[ngg src=”galleries” ids=”125″ display=”basic_imagebrowser”]https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=x2GB4l4xSuQ&feature=emb_logo

/Burimi: BW/ Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit