FOTO+VIDEO/ Burri i plâgósur ecën me qetësi drejt ambulancës

FOTO+VIDEO/ Burri i plâgósur ecën me qetësi…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin jug-perëndimor kinez Chongqing.

Një burrë kinez është çuar në spital, pasi u plagos me thikë në kokë gjatë një përleshjeje, sipas raportimeve të mediave vendase.

Pamjet virale tregojnë se pacienti i paidentifikuar i mbuluar me gjak, ecën me qetësi drejt një ambulance, ndërsa thika qëndron e ngulur në kafkën e tij në pjesën e pasme.

Një tjetër fotografi e publikuar në internet tregon burrin të shtrirë në shtratin e spitalit, gati për t’ju nënshtruar operacionit.

Raportohet se burri po e merr veten pasi iu nënshtrua një operacioni, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Burimi: Daily Mail | Përshtati: /GazetaAtdheu.com

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit