FOTO+VIDEO/ "Do ta sulmoj", 8-vjeçarja përdhunohet dhe vritet nga një çift i martuar në Rusi

FOTO+VIDEO/ “Do ta sulmoj”, 8-vjeçarja përdhunohet dhe…

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentet e fundit të vajzës 8-vjeçare në Rusi, e cila u largua nga shtëpia pas një grindjeje me prindërit por u përdhunua dhe u vra nga një çift i martuar që e morën në makinën e tyre.

Më shumë se 500 vullnetarë ishin ofruar të kërkonin për vogëlushen pas zhdukjes së saj. Pamjet e fundit filmike e tregojnë Vika Teplyakovan duke ecur vetëm në rrugë.

Vajza po përpiqej të shkonte tek miqtë e saj në qytezën ku familja e vet kishte jetuar përpara.

Çifti u identifikua si Igor dhe Kristina Dvornikov, sipas mediave vendase, burri kishte thënë se “do ta sulmonte vajzën”.

Ndërsa gruaja nuk bëri asgjë për ta ndaluar se “ ishte shumë e frikësuar prej tij”.

Vogëlushja u përdhunua dhe u mbyt me një qese plastike. Igor Dvornikov në fillim e mohoi rrëmbimin dhe vrasjen e saj, por në fund rrëfeu përpara policisë.

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit