FOTO+VIDEO/ Dy gra rrihen barbarisht nga ish-gjyqtari Malaj dhe përfundojnë në spital me plagë, qytetarja: Më kanë marrë shtëpinë...

FOTO+VIDEO/ Dy gra rrihen barbarisht nga ish-gjyqtari…

Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze e dhunës ndaj femrave është regjistruar këto ditë në qytetin e Vlorës.

Si pasojë e dhunës barbare të dy burrave, një prej të cilëve ish-gjyqtari Alaudin Malaj dhe i vëllai i tij, Agron Malaj, janë goditur dhe kanë përfunduar në spital dy femra.

Shtetaset Lindita Mustafaraj dhe Rezarta Bala, kanë mbetur viktima të dhunës së dy burrave në momentin kur janë futur në një pallat në zonën e “Lungomares” në Vlorë, për të parë një apartament.

Apartamenti pretendohet nga shtetasja Rezarta Bala, e cila nëpërmjet letrave që disponon ngre pretendimin se është ajo pronarja e ligjshme e këtij pallati, që sipas saj i është përvetësuar nga ish-gjyqtari Malaj.

Kjo shtetase është bërë edhe objekt i dhunës pikërish kur është njoftuar se në apartamentin në pronësi të saj, po bëheshin punime…

“Gazetaatdheu.com” ka mësuar se, ditën e enjte në orën 11:00 dy vëllezrit Malaj janë paraqitur pranë pallatit ku po punohej në një apartament dhe pasi kanë debatuar kanë dhunuar dy zonja Lindita Mustafaraj dhe Rezarta Bala.

Pasi janë ngjitur aty, dy burrat e kanë dhunuar këtë grua me pretendimin se ajo duhet të braktiste apartamentin.

Zonja Bala është dhunuar edhe në prani të banorëve të tjerë të pallatit, gjë të cilën e ka dëshmuar me foto dhe regjistrim zanor me anë të celularit, në momentin kur ka rënë viktimë e dhunës.

Por këtë rast e dëshmojnë edhe kamerat e pallatit, të cilat tregojnë momentet kur ish-gjyqtari Alaudin Malaj dhe vellai i tij, zbresin nga autovetura e tyre dhe futen në pallatin ku ndodhej apartamenti i Rezarta Balës.

Kjo e fundit pretendon se është dhunuar nga dy burrat sapo ata janë paraqitur në derën e banesës në pronësi të saj, kur ishte edhe në praninë e mikes së saj Lindita Mustafaraj.

Guaja ka lajmëruar menjëherë policinë, të cilët edhe pse kanë ardhur, janë munduar që ta fshehin ngjarjen dhe të mos e raportojnë rastin e dhunës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Lungo-mares” në Vlorë në pallatin e kompanisë “Rigers Konstruksion” Sh.p.k. në apartamentin me nr. 37/38, që është në pronësi me letra shit-blerjeje të zonjës Rezarta Bala.

Dy vëllezërit Agron dhe Alaudin Malaj, janë larguar dhe kanë lënë të gjakosur dhe me plagë në trup Linditën dhe Rezartën.

Kjo e fundit, (siç shihet edhe nga fotot dhe video), është shoqëruar edhe nga efektivët e policisë, ku pas komisariatit është dërguar për në spitalin e Vlorës, në të cilin qëndron ende e shtruar në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pamjet filmike video dhe fotot e siguruara nga “Gazetaatdheu.com”, e tregojnë më së miri gjithë këtë skandal të rëndë, dhe dhunën ndaj Rezarta Balës.

Kjo e fundit akuzon për shkaktimin e kësaj dhune dhe plagëve të marra, ish-gjyqtarin e Vlorës, Alaudin Malaj dhe të vëllanë, Agron Malaj.

Ajo nëpërmjet një denoncimi të gjatë dhe të hollësishëm, ka sqaruar edhe detajet mbi këtë ngjarje dhe pretendimet e saj.

Ja denoncimi i plotë i Rezarta Balës:

Mirmenjgjes

Dua te denoncoj rrahjen ndaj meje

Diten e enjte jam Dhunuar nga Alaudin Malaj dhe Agron Malaj

Alaudini esht keyekatil Ka dash te me mbysi,

Me ka marr me dhun apartamentin i vellai ne muajin shkurt me dhun,

Dhe po e shenderrojn ate hyrje

Duke par grilat e hapura dhe degjuar qe beheshin punime, jam njgjit lart me shoqen time dhe kemi trokit ne dere,

Puntori ka hap deren dhe ka sqaruar se Agroni e ka ven te vej punimet,

Ky i fundit ka mbrit ne apartament dhe me siguri ka kerkuar ndihmen e te vllait kur i esht komunikuar se patrulla ishte ne mbritje,

pas pak minutash duke fol me mua,

Me ka qelluar nga mbrapa dhe kam rren ne shesh,

Aty ka nderhyr i vllai dhe filluan te me qellonin nga koka, me

Shqelma me grushta, dhe me terhiqnin zvarr neper apartament qe te me nxirnin perjashta,

Alaudini dukej si perbindesh, donte te me mbyste, pasi me hodhen neper shkallet e pallatit,

U kthyen ne apartament dhe filluan te qellonin Linditen, shoqen time, e cila uleriste brenda apartamentit me deren e mbyllur.

me pas kan dal te dy me linden qe e mbanin Agroni ne te djathte dhe Alaudini ne te djathte me nje shkop ne dorre,

Kemi zbrit shkellet zvarr se na bllokuan ashensorin, ku posht sa kishin mbrit patrulla dhe i Plotfuqishmi i lagjes, mua me kan shoqeruar ne komisariat per kallzim ashu si isha e gjakusor, dhe nga komisariati me kan shoqeruar ne spital me ambulance, aktualisht jam akoma ne spital.

Keta njerez po me mbajn pronen me dhun, kam qe ne muajin tetor te vitit 2019 qe vetem ankimime dhe denoncime bej ne komisariat, mirepo zoteria Malaj i mbyll me prokuror,me njohuri.

Ky esht Shteti ku jetojm.

Akoma sot e ksaj dite jam ne spital nga te rrahurat,

Ju faleminderit”

[ngg src=”galleries” ids=”319″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit