FOTO+VIDEO/ Kthehet në tokë "SpaceX". Elon Musk mirëpret me emocione dhe lot astronautët

FOTO+VIDEO/ Kthehet në tokë “SpaceX”. Elon Musk…

Misioni “SpaceX” ka përfunduar me sukses dhe dy astronautët janë kthyer shëndoshë e mirë në tokë me kapsulën e tyre.

Ideatori dhe financuesi i këtij misioni, Elon Musk, mirëpriti ditën e djeshme dy astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken.

Këta të fundit bënë një zbritjes sa spektakolare aq edhe historike, nga kapsula e “SpaceX Dragon”, raporton “Daily Mail”.

Miliarderi dhe shefi ekzekutiv i “SpaceX” udhëtoi për në Houston, nga selia e kompanisë në Hawthorne, Kaliforni për t’i mirëpritur astronautët e tij.

Në fjalimin që ai mbajti, Musk shfaqet tejet i emocionuar teksa adreson zbritjen e astronautëve.

“Kjo ditë mirëpret një epokë të re për eksplorimin hapësinor”,- u shpreh Musk.

Më tej ai ka shtuar se: “Nuk jam shumë besimtar, por u luta për këtë gjë”.

[ngg src=”galleries” ids=”245″ display=”basic_imagebrowser”]




/Burimi: Daily Mail/ Përshati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit