FOTO+VIDEO/ ‘Luftë’ për shkak të maskës, kërcet grushti mes pasagjerëve në tren

FOTO+VIDEO/ ‘Luftë’ për shkak të maskës, kërcet…

Shëndeti duhet të jetë gjithmonë i pari. 

Siç duket, këtë shprehje po e vendosim në praktikë qysh pas fillimit të pandemisë.  

Akoma më konkretisht na e tregojnë dy pasagjerë në një tren të Londrës, të cilët janë përfshirë në një sherr, pasi njëri prej tyre nuk kishte vënë maskën mbrojtëse.

Mendohet se zënka filloi pasi burri me veshje të verdhë bëri një koment drejt pasagjerit tjetër.

Dëshmitarët e ngjarjes thonë se shkak për konfliktin ishte fakti se burri me veshje të verdhë nuk kishte vënë maskën.

Ai dëgjohet se sfidon në mënyrë të përsëritur kundërshtarin e tij.

 Pas një momenti qetësie ata fillojnë sërish të shkëmbejnë kërcënime dhe fyerje, pasi situata duket se përshkallëzohet.

Më pas ata fillojnë të zihen dhe të godasin njëri-tjetrin me grushta.

Aktualisht është detyrim ligjor për të veshur një maskë në publik në Angli.

Por nëse ekziston një arsye mjekësore për të mos e vënë atë, bëhet  përjashtim.

[ngg src=”galleries” ids=”309″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Burimi: DailyMail./Përgatiti: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit