FOTO+VIDEO/ Me sëpatë në dorë, heronjtë zjarrëfikës shuajnë flakët në malin e Koshnicës! Shikoni si u përballën me zjarrin

FOTO+VIDEO/ Me sëpatë në dorë, heronjtë zjarrëfikës…

Vera e nxehtë, por edhe pakujdesia e njerëzve, ka ndezur shumë vatra zjarri këtë stinë në Shqipëri.

Shpesh, zjarret janë edhe të qëllimshme, por pothuajse asnjëherë përgjegjësit nuk shkojnë para drejtësisë.

Me një vatër serioze është përballur edhe njësia e zjarrëfikësve të Gramshit.

Për dy ditë me radhë, ata ishin në pyllin e malit Koshnicë, në njësinë administrative Skënderbegas.

Era e fortë favorizonte zjarrin që ishte ndezur, ndërkohë për papërgjegjshmëri të një personi, aty ishin djegur dhjetëra hektar pyje pishe, si edhe shumë gjallesa.

Në ndihmë të zjarrëfikësve nga Gramshi, ishin edhe forcat e zjarrëfikësve nga Cërriku.

Më poshtë, mund të shihni me foto dhe video si u përballën zjarrëfikësit me këtë zjarr, dhe pyllin e shkrumbuar që kishte lënë pas.

https://streamable.com/z7yk8h

[ngg src=”galleries” ids=”250″ display=”basic_imagebrowser”] 

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit