FOTO+VIDEO/ Nami në Kakavijë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe përplasen me Policinë: Hallin të vijë Edi Rama të na e zgjidhë

FOTO+VIDEO/ Nami në Kakavijë, qytetarët bllokojnë rrugën…

Situatë vërtetë kaotike në pikën kufitare të Kakavijës.

Radhët e automjeteve që presin të kalojnë doganën për në Greqi, kanë shkuar mbi 10 kilometra.

Ata nuk shohin asnjë zgjidhje, teksa pala greke po i bën tampon të gjithë qytetarëve që futen.

Ndërkohë, natën dogana ka qenë e mbyllur.

Qytetarët kanë dalë nga automjetet duke bllokuar rrugën që të çon drejt doganës, në formë proteste, duke mos lejuar asnjë që të kalojë.

Ata janë përballur edhe me Policinë.

Në një video të siguruar nga JOQ Albania, shihet se ata i bëjnë thirrje uniformave blu, që aty të vijë vetë Edi Rama të zgjidhë hallet e atyre personave që presin me orë të tëra aty.

Përveç rradhëve, shqetësuese është situata edhe prej pandemisë, sepse mund të krijohen vatra infeksioni, duke qenë se ka shumë njerëz të grumbulluar.

[ngg src=”galleries” ids=”322″ display=”basic_imagebrowser”]https://streamable.com/vhr9wp

https://streamable.com/fn4jom

https://streamable.com/rypj1k

LEXO EDHE:

Radhë kilometrike në Kakavijë, grekët u bëjnë tamponin të gjithëve

 /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit