FOTO+VIDEO/ Populli 'zbarkon' në det, ish-ministri Saimir Tahiri 'merr malet'... për pushime aventure

FOTO+VIDEO/ Populli ‘zbarkon’ në det, ish-ministri Saimir…

“Qentë le të lehin… Saimiri shkon përpara…!”

Ky do të ishte përkufizimi më i mirë për ta përshkruar me dy fjalë aktivitetin relaksues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai vetë ka zbuluar “sekretin”, se ku po i kalon këto ditë të nxehta gushti, duke ndarë disa foto dhe video me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

I relaksuar, i tatuazhuar nga këmbët që i mban në ujët e ftohtë të një rrëkeje mali, Tahiri shfaqet i qeshur dhe plot energji.

Ish-ministri i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe lidhje me grupin e “Habilajve”, duket se ka lënë çdo gjë pas krahëve… madje dhe vetë PS-në.

Me sa duket, Saimirit i pëlqen më shumë se deti turizmi i fshatit, si dhe zonat malore për të eksploruar më shumë.

E pra, ky fillim gushti e ka gjetur ish-ministrin socialist në fshatin e origjinës.

Ashtu siç shihet edhe nga fotot që vetë ish-ministri ka publikuar në Facebook, ai ka qenë në fshatrat e Tepelenës.

“Kuç – Gusmar – Llufe…. deri te Jaho Xhebra”,- ka shkruar Tahiri, ku shfaqet i veshur sportiv dhe i ulur buzë një lumi.

Tashmë e dimë të gjithë pasionin e tij për gjuetinë, turizmin malor, por mbi të gjitha tërheqjen për fshatin e tij të origjinës.

Kujtojmë se në shtator, për ish-ministrin e Brendshëm, do të rinisë përballja e tij me drejtësinë.

Por deri atëherë, pusho Saimir se je lodhur…

[ngg src=”galleries” ids=”243″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit