FOTO+VIDEO/ Studimi shpresëdhënës, koronavirusi po bëhet më pak vdékjeprurës

FOTO+VIDEO/ Studimi shpresëdhënës, koronavirusi po bëhet më…

Përhapja e koronavirusit po vërehet sërish në Evropë, SHBA dhe një pjesë të Azisë, dhe ka pësuar një mutacion specifik i cili e bën virusin më infektiv, por më pak vdékjeprurës.

Në qershor, mjekët në Itali pohuan se koronavirusi është ‘dobësuar’ dhe është bërë një ‘hije’ e sëmundjes që u përhap me shpejtësi në të gjithë botën në shkallën e vitit 2020.

Ndryshimi në virusin SARS-CoV-2, agjenti që shkakton Covid-19, quhet D614G.

Paul Tambyah, këshilltar në Universitetin Kombëtar të Singaporit dhe president i zgjedhur i Shoqatës Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, tha se provat sugjerojnë përhapjen e mutacionit D614G në disa pjesë të botës dhe ka përkuar me një rënie të niveleve të vdékjeve, duke sugjeruar se virusi është më pak vdékjeprurës.

Ai u shpreh:

“Ndoshta është diçka e mirë të kesh një virus që është më infektiv por më pak vdékjeprurës.

Shkencëtarët zbuluan mutacionin që në shkurt dhe virusi ka qarkulluar në Evropë dhe Amerikë, tha Organizata Botërore e Shëndetit.

OBSH ka thënë gjithashtu se nuk ka prova që mutacioni ka çuar në sëmundje më të rënda.”

[ngg src=”galleries” ids=”336″ display=”basic_imagebrowser”]<iframe allowfullscreen frameborder=”0″ width=”698″ height=”573″ scrolling=”no” id=”molvideoplayer” title=”MailOnline Embed Player” src=”https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2231980.html”></iframe>

/Burimi:DailyMail./Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit